Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Deliqi në Kosovë janë vrarë mbi 2,000 shqiptarë - Gazeta Express
string(76) "kandiq-ne-zonat-ku-ka-vepruar-deliqi-ne-kosove-jane-vrare-mbi-2000-shqiptare"

Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Deliqi në Kosovë janë vrarë mbi 2,000 shqiptarë

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 10:52

Njëri nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë është Bozhidar Deliq, gjenerali në pension që ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku ndodhën krimet më të rënda kundër shqiptarëve.

Përveç reagimit nga Kosova, kundër këtij emërimi janë deklaruar edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi.

Lexo Edhe:

Aktivistja Natasha Kandiq thotë se janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar Deliq.

Gjenerali në pension i cili ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku u ndodhën krimet më të rënda ndaj shqiptarëve, Bozhidar Delliq, tani është një nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë.

Por për aktivistët e të drejtave të njeriut kjo nuk përbën befasi. Sipas Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, zgjedhja e tij i përshtatet kornizës politike te vendit.

Kandiq ka shtua se në zonën e tij të përgjegjësisë gjatë luftës në Kosovë janë kryer ndër krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.

“Bozhidar Delliq ka qenë në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit. Një numër i madh i krimeve kanë ndodhur në ato komuna. Janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë, janë gjetur mbetje mortore të më shumë se 450 të vrarëve. Këto janë arsye të mjaftueshme që prokuroria të merret seriozisht dhe të ngritë aktakuzë, por asgjë nuk ndodh dhe nuk pritet”, ka thënë Kandiq për RTK-në.

Bozhidar Delliq vjen nga grupi i partisë së djathtë NADA. Me herët ka qenë anëtar i partisë radikale dhe i Partisë Progresive te Vuçiqit.