Kandidatja për kryetare të Preshevës: Shqiprim Arifi është kopjues i Albin Kurtit - Gazeta Express
string(80) "kandidatja-per-kryetare-te-presheves-shqiprim-arifi-eshte-kopjues-i-albin-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 14:36

Kandidatja për kryetare të Preshevës: Shqiprim Arifi është kopjues i Albin Kurtit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 14:36

Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani ka kritikuar qeverisjen e Shqipërim Arifit në këtë qytet, duke e quajtur edhe si kopjues të Albin Kurtit, raporton Gazeta Express.

Sinani ka thënë se qeverisja e Arifit ka qenë komike, frustruese dhe mbi të gjitha e paaftë.

Lexo Edhe:

“Është tragjike sa herë që një politikan synon ta kopjoj një tjetër, në një kontekst krejt tjetër politik e institucional. Sepse kështu kopjuesi shpërfaq mungesë idesh, qëndrimesh e propozimesh. Pra shpërfaq zbrazëti atëherë kur prej tij pritet kreativitet e vendosmëri.  Por kur Shqiprim Arifi synon ta kopjoj Albin Kurtin (siç kishte bërë krahasimin e vetes së tij me z. Kurti) atëherë kjo as tragjedi nuk është më – është KOMEDI. Ashtu siç ka qenë qeverisja e z. Arifi tash e 4 vjetë – KOMIKE, FRUSTRUESE, dhe mbi të gjitha e PAAFTË”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/