Kandidatja e AAK’së nuk pranon të sulmojë partitë tjera: Të mos krijojmë përçarje, të votohet programi - Gazeta Express
string(99) "kandidatja-e-aakse-nuk-pranon-te-sulmoje-partite-tjera-te-mos-krijojme-percarje-te-votohet-programi"

Kandidatja e AAK’së nuk pranon të sulmojë partitë tjera: Të mos krijojmë përçarje, të votohet programi

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 20:25

Kandidatja e AAK’së për deputete, Diellza Kukaj, ka folur në T7 për programin qeverisës të subjektit të saj.

Ajo ka thënë se në këto zgjedhje AAK synon postin e presidentit për kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Lexo Edhe:

Ndërkohë kur është pyetur se pse duhet të votohet subjekti i saj e jo tjerat ajo ka thënë se qytetari është ai që vendosë.

“Ne jemi një gjeneratë e re. Duhet me qenë e re për me pasë ide të reja. Nuk duam të krijojmë përçarje dhe kërkojmë një përfaqësim të ri. Sulmet personale i takojnë të kaluarës”, tha ajo. /Express/