Kandidati presidencial i Barcelonës, Agusti Benedito ka pranuar se klubi katalonas nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë financiarisht me Paris Saint-Germain për Lionel Messin.
E ardhmja e argjentinasit ka qenë një temë shumë e diskutuar javët e fundit, pasi që kontrata e tij përfundon në qershorin e ardhshëm, raporton Gazeta Express.
Që nga 1 janari, Messi është i lirë të bisedojë me klube tjera, ndërsa PSG dhe Manchester City shihen ndër favoritet për transferimin e 33-vjeçarit.
“Ne të gjithë do të donim që ai të vazhdonte te Barcelona, ai është lojtari më i mirë në botë”, tha Benedito.
“Kur dëgjova Neymar të thotë se ai dëshiron të luajë me Messin, isha i frikësuar sepse nëse PSG do ta donte atë, ekonomikisht nuk do të ishim në gjendje të konkurronim”, shtoi ai.
“Shpresoj se do të vijë dita kur Messi do të thotë se pas 20 vitesh te Barcelona , ai dëshiron të vazhdojë.”
Zgjedhjet presidenciale të Barçës do të mbahen me 24 janar të vitit 2020. /Gazeta Express/