Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të OVL UÇK-së në Has, Çoçaj do të intervistohet në ditët në vijim.
“OVL e UÇK-së, dega në Has, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste”, thuhet në njoftimin e kësaj dege.
Çoçaj mban numrin 20 në listën e kandidatëve ër deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës./Express/
OVL e UÇK-së, HAS Njofton se: NEZIR ÇOÇAJ është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar…
Posted by OVL UÇK HAS on Tuesday, January 19, 2021