Kandidatët për studentë protestuan për parregullsi, dënohen nga policia - Gazeta Express
string(70) "kandidatet-per-studente-protestuan-per-parregullsi-denohen-nga-policia"

Kandidatët për studentë protestuan për parregullsi, dënohen nga policia

Gazeta Express

27/10/2020 22:08

Kandidatët për studentë të Fakultetit të Mjekësisë protestojnë para Ministrisë së Arsimit, gjobiten nga Policia.

Që më shumë se dy orë po presin para Ministrisë së Arsimit.

Lexo Edhe:

Kandidatët që nuk arritën të regjistrohen në Fakultetin e Mjekësisë, erdhën sërish këtu për të protestuar.

Në këtë formë ata po kërkojnë shtimin e numrit të studentëve ashtu siç ndodhi vitin e kaluar.

Të njëjtit ani pse kaluan pragun e pranimit, nuk mund të studiojnë për shkak të kufizimit në listën e të pranuarve.

Madje Albin Sermaxhaj, kandidat për pranim në fakultetin e mjekësisë thotë se ndihet i diskriminuar nga Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera përkatëse.

Ndërkaq është sekretari i Përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi që thotë se nuk ka mundësi për asnjë ndryshim të listës.

T7 provoi të kontaktojë me Ministrinë e Arsimit për të marrur më shumë informata, por po të njëjtit nuk pranuan të deklarohen.

E pas disa orëve ky tubim u ndërpre nga ana e policisë së Kosovës.

Sermaxhaj u gjobit në një vlerë prej 100 euro, e pastaj policia shpërndau të rinjtë nga tubimi.