Kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin - Gazeta Express
string(50) "kandidatet-per-deputete-qe-kane-probleme-me-ligjin"

Kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 7:41

Shumë kandidatë që garojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë dënime të plotfuqishme ose presin aktgjykimet finale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet e drejtësisë kanë kohë disa ditë që ta thonë fjalën e tyre se cilët kandidatë mund të marrin pjesë në zgjedhje e cilët jo.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë, përmes së cilës jep të dhëna për kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin.

Lexo Edhe:

Sipas kësaj infografike, Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive, dhe dy kandidatë të dënuar në tri vjetët e fundit.

AAK’ja ka tetë kandidatë më aktakuza aktive. PDK’ja ka katër kandidatë me aktakuza aktive dhe një të dënuar në tri vjetët e fundit.

Nisma ka një me aktakuzë aktive dhe dy të dënuar në tri vjetët e fundit.

Lista Serbe ka një me aktakuzë aktive dhe një të dënuar.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidat me aktakuzë aktive./Gazeta Express