Kandidatët e PS për kryebashkiak, këto janë 7 emrat e Ramës


Gazeta Express
20 Mars 2019 14:26

Më 23 mars PS do të mbledhë Kongresin Kombëtar ku dhe do të bëhen publikë të paktën 7 emra të kandidatëve socialistë për 61 bashkitë e vendit.

Rama mësohet se deri më tani do të zyrtarizojë 7 kandidatë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të shkojë ose jo në zgjedhjet vendore të qershorit, në kushtet kur kriza politike vijon t’i mbajë në pozicione ekstremisht të kundërta palët.

Emrat për kandidatë për kryetar bashkie:

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj (rikonfirmohet)

Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi (rikonfirmohet)

Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo (rikonfirmohet)

Deputeti i Lezhës Pjerin Ndreu (kandidat i Lezhes)

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli (rikonfirmohet)

Kryetari i Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi (rikonfirmohet)

Prefekti i Qarkut Elbasan Gledian Llatja (kandidat i ri, zevendeson Qazim Sejdinin)

Axhenda: 

08.30 – Rregjistrimi i delegatëve

09.45 – Përfundimi i hyrjes së delegatëve

10.00 – Hapja e Kongresit. Seanca e Parë.

Fjala hyrëse nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant  Balla.

Bashkëqeverisja me Njerëzit:

Zëvendës Kryeministri Erjon Braçe

Ministri Drejtësisë Etilda Gjonaj

Dëshmitarë të shumë rasteve suksesi të bashkëqeverisjes me njerëzit

Puna e Qeverisë për Bashkitë që Duam. Prezantime sektoriale:

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Cuci

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu

Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Ministri i Kulturës Elva Margariti

Shqipëria në Bashkimin Europian:

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Caka

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Miratimi i Deklaratës së Kongresit

12.00 – Seanca e Dytë

“BASHKIA QE DUAM” – Tirana

Fjala hyrëse nga Kryetarja e PS Tiranë Blerina Gjylameti.

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe prezantimi i listës së kandidatëve të PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tirane

Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS EDI RAMA

13.30 – Përfundimi i Seancës së Dytë

15.00 – Seanca e Tretë e ndarë në tre panele.

Bashkitë që Duam për Shqipërinë që Duam – Pallati i Kongresve

Edukim Cilësor dhe Punësim për të Rinjtë – Pallati i Kongresve

Reforma Zgjedhore dhe Vota e Emigrantëve – Hotel Sheraton

17.00 – Mbyllja e punimeve.

Te fundit


Kthehu lart