Humbi në Primaret e Sarandës, largohet nga PD Armando Magllara: Kërkova barazi - Gazeta Express
string(76) "humbi-ne-primaret-e-sarandes-largohet-nga-pd-armando-magllara-kerkova-barazi"

Humbi në Primaret e Sarandës, largohet nga PD Armando Magllara: Kërkova barazi

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 9:48

Kandidati i Primareve në Sarandë, Armando Magllara, i skualifikuar tashmë me vota nga gara, në një status në “Facebook” ka bërë me dije se është larguar nga PD. Ai shprehet se ka kërkuar barazi por nuk e ka marrë.

Postimi i Armando Magllara

Lexo Edhe:

Te dashur miq. Jam i detyruar te bej disa sqarime. Reth vitit 2015 kam filluar te jem aktiv ne PD. Nuk kam punuar asnjehere ne administrate shteterore.

Nukam perfituar asnjehere fonde publike. Kam punuar si gjithe Shqiptaret e ndershem. Duke qene qe nje pjese te kohes une e kaloj ne Sarande vendosa te konkuroj ne primare Bashkine Sarande. Kam kerkuar garanci per drejtesi pasi pd sarande e ka uzurpuar fondacioni Soros( ka lidhje me koncensionin e Butrintit) ku une kam qene kundra

Kam kërkur barazi tek Sali Berisha  asgje. Kam kerkuar garanci tek Flamur Noka asgje. Kam kerkuar  garanci tek Albana Vokshi asgje. Etj etj ( Disponoj te gjitha sms). Jo siguroj qe balte mbi Armando Magllaren nuk hidhni dote

Beni nje test ne qytet dhe e mesoni. Une doja te kontriboja per qytetin tim se e dua. Une jam rezident ne Londer  dhe pjesen qe do te jem ne Sarande do te kontriboj perseri Ne PD e gjithe shqiperise ka akoma pak njerez qe besojne se ajo eshte Parti Demokratike Kujdes miq te mi kujdes?!!! Nga sot largohem nga PD. Eshte koha te perkushtohem me shume bizneseve.

Falenderoj shume,  shume ata qe paten besim tek une. Neveris ata qe punojne me barbaret per shkaterimin e ketij qyteti. Ndjese neqoftese me ndonje kam qene i ashper kam besuar gjithmone se jam ne anen e drejte te shoqerise njerezore.

Sipas rezultateve të votimit në Bashkinë e Sarandës shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Ardit Cikuli me 582 vota dhe Ilir Nikolla me 310 vota.

/Gazeta Express