Kanceri i trurit te fëmijët mund të mposhtet me ilaçin e ri


Gazeta Express
12 Maj 2019 11:42

Disa shkencëtarë anglezë thonë se një ilaç i ri mund të përdoret për ta mposhtur kancerin e trurit te fëmijët, i cili më parë nuk ka mundur të trajtohet.

Ky ilaç mund të përdoret gjithashtu për t’i ndihmuar pacientët që vuajnë nga sëmundja e rrallë por shumë vdekjeprurëse, e njohur si sindromi i njeriut të gurtë, me ç’rast muskujt dhe ligamentet e tyre shndërrohen në eshtra.

Hulumtimi i kryer nga Instituti për Hulumtime për Kancerin në Londër zbuloi se ilaçi i ri mund t’i zvogëlojë tumoret në minj dhe t’i vrasë qelizat trunore me mutacione në gjenin “AVCR1”, i cili gjendet në gliomat e kancerit të trurit te fëmijët.

Këto glioma nuk mund të largohen përmes operacionit pasi tumoret shfaqen në rrënjën e trurit dhe kimioterapia nuk funksionon. Në këto raste zakonisht përdoret radioterapia për t’ia zgjatur jetën fëmijës së sëmurë me këtë lloj të kancerit.

Shkencëtarët i transplantuan gliomat njerëzore në minj dhe zbuluan se ilaçi i ri e ndërpreu aktivitetin e gjenit “AVCR1”, i zvogëloi tumoret dhe e zgjati jetëgjatësinë e fëmijëve për 25 për qind.

Fëmijët e diagnostikuar me glioma në tru zakonisht jetojnë vetëm nëntë deri dymbëdhjetë muaj pas diagnostikimit.

Asnjë ilaç i ri nuk është licencuar për t’u përdorur kundër kancerit të trurit te fëmijët ose të rriturit në 20 vjetët e fundit, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart