Kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe te meshkujt dhe këto janë shenjat


Gazeta Express
13 Qershor 2019 9:33

Kanceri i gjirit është më i shpeshtë te femrat sesa te meshkujt, duke prekur kështu një në tetë gra gjatë jetës së tyre.

Edhe pse gjatë moshës së pubertetit meshkujt nuk zhvillojnë gjoks sikurse femrat, ata gjithsesi kanë një shans të vogël për t’u rrezikuar nga kanceri i gjirit. “Deri në pubertet, indet e gjoksit te femrat dhe meshkujt janë të njëjta. Të dy gjinitë kanë të njëjtat inde mbrapa thithkave dhe pjesës rreth tyre”, shpjegon Macmillan Cancer Support. Këto inde përbëhen nga disa gypa, inde yndyrore, arterie të gjakut dhe gjëndra limfatike.

Sa i shpeshtë është kanceri i gjirit te meshkujt?

Gjatë vitit të kaluar, përafërsisht 390 meshkujt vetëm ne Britaninë e Madhe janë diagnostikuar me kancer të gjoksit në krahasim me  54.8000 femra të diagnostikuara. Meshkujt mbi moshën 60- vjeçare dhe ata, të cilët kanë një nivel të lartë të estrogjenit janë më të rrezikuar nga ky lloj kanceri. Sipas shkencëtarëve 10 nga 20 këto raste diagnostikohen me kancer të gjirit si shkak i një gjeni përgjegjës në gjenom.

Cilat janë simptomat?

Disa nga simptomat e kancerit të gjirit tek meshkujt janë: sekrecion nga gjoksi, ndjeshmëri e tepërt në gjoks, ënjtje në zonën e gjoksit, ulçera dhe zhvillim i nodeve limfatike. Meshkujt duhet të jenë të vetëdijshëm për këto shenja dhe të kontrollojnë për ndonjë shenjë të mundshme, në mënyrë që të bëhet diagnostikimi sa më i hershëm.

Si trajtohet?

Sikurse te femrat edhe meshkujt e diagnostikuar me këtë lloj kanceri duhet t’i nënshtrohen procedurës së mastektomisë, që do të thotë heqje e indeve të gjoksit. Gjithashtu kjo ndërhyrje duhet të shoqërohet edhe me radioterapi në mënyrë që të zhduken të gjitha qelizat tumorale. /Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart