Kanada, miratohet një ligj kontrovers për imigracionin


Gazeta Express
16 Qershor 2019 23:33

Asambleja kombëtare e Kebekut miratoi sot një projektligj të diskutueshëm për imigracion, që do të sjellë mos shqyrtimin e 18 000 dosjeve të imigracionit të paraqitura në këtë provincë frëngjisht folëse në Kanada.

Projekligji 9 u miratua sot rreth orës 4:00 të mëngjesit (8:00 GMT), pas një seancë të jashtëzakonshme maratone të thirrur nga partia Koalicion e Ardhmja Kebek (CAQ, qendra e djathtë) në qeverisje, njoftoi Simon Jolin-Barrette, ministri i Imigracionit, në një postim në Twitter.

Teksti parashikon një reformë të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, që tashmë do të bazohet në përputhjen e aftësive profesionale me nevojat për fuqi punëtore në Kebek.

Te fundit


Kthehu lart