'Kampionja' Adelina Tahiri rrëzohet duke skijuar - Gazeta Express
string(46) "kampionja-adelina-tahiri-rrezohet-duke-skijuar"

Gazeta Express

29/01/2020 14:01

‘Kampionja’ Adelina Tahiri rrëzohet duke skijuar

Gazeta Express

29/01/2020 14:01

Adelina Tahiri po kalon disa ditë në qendrën e skijimit Bansko në Bullgari, bashkë me familjen dhe të afërmit e saj.

Këngëtarja shpesh zgjedh Banskon për të kaluar kohë në stinën e dimrit, duke u relaksuar e duke u argëtuar në skijim në pistat e përshtatshme të këtij atraksioni turistik.

Lexo Edhe:

View this post on Instagram

??

A post shared by Adelina TahiriMarkov (@adelina_tahiri1) on

E megjithëse tashmë ajo po e konsideron veten ‘kampione’ të skijimit, Adelina ka pësuar një aksident të vogël teksa skijonte në pistë të rrafshtë.

Ajo është rrëzuar dhe momenti i rrëzimit është kapur në video, ndërsa Adelina nuk e ka pasur problem ta ndajë këtë moment me ndjekësit e saj.

“Edhe shampijonet si une rrëzohen”, shkruan këngëtarja në videon e postuar teksa e etiketon vëllain e saj i cili qeshte derisa e bënte videon./Gazeta Express/