Kamioni me 1.3 ton kokainë, reagon policia e Shtetit - Gazeta Express
string(51) "kamioni-me-1-3-ton-kokaine-reagon-policia-e-shtetit"

Gazeta Express

20/02/2020 15:07

Kamioni me 1.3 ton kokainë, reagon policia e Shtetit

Gazeta Express

20/02/2020 15:07

Policia e Shtetit reagon në lidhje me kamionin me 1.3 ton drogë i cili u kap në Itali, por që kaloi mes territorit të shtetit shqiptar.

Policia njofton së ata kanë marrë pjesë në operacion në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Lexo Edhe:

“Në përgjigje të interesimit të mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë”, thuhet në reagim.