Kamerierja merr gati 1 mijë euro bakshish, shpërthen në lot nga gëzimi - Gazeta Express
string(58) "kamerierja-merr-gati-1-mije-euro-bakshish-shperthen-ne-lot"

Fun

Gazeta Express

03/01/2023 15:28

Kamerierja merr gati 1 mijë euro bakshish, shpërthen në lot nga gëzimi

Fun

Gazeta Express

03/01/2023 15:28

Një kameriere ka marrë një befasi Krishtlindjesh kur një klient i ka lënë bakshish 1000 dollarë në një faturë prej 17 dollarësh, shkroi NBC.

Callie Blue e cila punon në një lokal në Wisconsin kishte filluar ndërrimin e mëngjesit kur Michael Johnson shkoi për mëngjes. Ai ishte klienti i dytë në lokal atë mëngjes.

Lexo Edhe:

Blue nuk e dinte që Johnson ishte në mision për të dhuruar. Ai ishte rritur duke mos e festuar Krishtlindjen pasi familja e tij nuk mund ta përballonte financiarisht, dhe kur u rrit vendosi që të bënte gjithçka për të bërë ndryshim në jetën e të tjerëve.

Ai kishte shkuar në lokalin ku punonte Blue pikërisht me këtë mision.

Në një video Blue shihet duke qeshur dhe me lot kur pranon bakshishin, ndërsa pas faturës sheh një mesh falënderimi për punën në ditën e Krishtlindjes.