Kamerieri s'ia lëshon sytë Arta Nitajt teksa vallëzon mbi tavolinë - Gazeta Express
string(65) "kamarieri-sia-leshon-syte-arta-nitajt-teksa-vallezon-mbi-tavoline"

Gazeta Express

16/10/2020 8:16

Kamerieri s’ia lëshon sytë Arta Nitajt teksa vallëzon mbi tavolinë

Gazeta Express

16/10/2020 8:16

Ditë më parë, Arta Nitaj ka festuar ditëlindjen. Me këtë rast, nuk munguan as befasitë për të. Përveç urimeve të shumta që mori, menjëherë pas mesnatës, ajo pranoi një tortë me mbishkrimin “Urime ditëlindjen Arta”.

Por, festën e vërtetë e bëri në mbrëmje. Në një nga lokalet e kryeqytetit, ajo mblodhi shoqërinë e saj, ku festuan deri vonë, shkruan Express.

Lexo Edhe:

Pamje nga festa ka publikuar vetë ajo në llogarinë e saj në Instagram, ku në një prej tyre shihet duke kërcyer mbi tavolinë. Aktorja dukej joshëse e veshur me një fustan blu, i cili i vinte në pah format e saj trupore.

Por, ajo që bie më shumë në sy, është një kamerier, i cili po largonte pjatat në atë tavolinë, e që nuk e shikon fare Artën, derisa vallëzon.

Arta Nitaj ka kohë që nuk është aktive në ndonjë projekt. Ajo u bë e famshme me rolin që kishte në serialin “O sa mirë”. /Express