Kamarier/shankist, vendi më i lehtë për të gjetur punë në Kosovë


Gazeta Express
18 Gusht 2019 11:27

Pronarët e restauranteve dhe fast foodeve në Kosovë vazhdojnë të ankohen për mungesën e punëtorëve.

Sipas tyre, punëtorët nuk janë të pakënaqur me pagat dhe jetëgjatësia e tyre në punë zakonisht nuk shkon më tepër se 2-3 muaj.

E.A, pronar i një restauranti në Fushë Kosovë thotë për Indeksonline se ka shumë vite që nuk rehatohet me punëtorë.

“Konkursi është vazhdimisht i hapur për kamarierë dhe shankistë. Djem të ri vijnë punojnë nga 1 muaj dhe largohen. Pagesa është 200-250 euro në muaj. Ndoshta nuk është shumë por qytetarët nuk duhet të ankohen që nuk po ka punë” shprehet pronari.

Mjafton një klikim nëpër portalet që ofrojnë oferta pune dhe vëren që një ndër punët që më se lehti gjen angazhim në Kosovë, është kamarier apo shankist. 

Te fundit


Kthehu lart