'Kam tradhtuar në lidhjen time', Vin Veli flet 'pa doreza' - Gazeta Express
string(53) "kam-tradhtuar-ne-lidhjen-time-vin-veli-flet-pa-doreza"

‘Kam tradhtuar në lidhjen time’, Vin Veli flet ‘pa doreza’

Gazeta Express

23/01/2020 12:13

Dj i njohur, Vin Veli ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, ku foli jo vetëm për projektet e reja muzikore dhe planet e tij për të ardhmen, por edhe jetën private dhe divorcin nga Bora Zemani.

Vini deklaroi se ka dashuruar 3 herë, por i konsideroi ndjenja të ndryshme nga njëra-tjetra.

Lexo Edhe:

I pyetur nëse ka tradhëtuar ndonjëherë, ai u përgjigj: “Kam tradhëtuar, në lidhjen time të dytë ndoshta. Nuk e di nëse ajo e di, sepse tani ato do ngatërrohen me njëra-tjetrën. Mendoj që shumë njerëz kanë tradhtuar, pavarësisht se nuk e thonë”.

“Mendoj që tradhëtia ka një arsye pse ndodh. Nuk më kujtohet pse kam tradhtuar, janë pjesë të adoleshencës që nuk i mbaj mend për momentin. Mund të ketë qenë monotonia”, tha Vini.