“Kam jetuar si emigrant në Greqi” – pasi PD i nxorri dokumentet reagon Ismailaj: Mund të më kenë ngatërruar me kriminelët - Gazeta Express
string(116) "kam-jetuar-si-emigrant-ne-greqi-pasi-pd-i-nxorri-dokumentet-reagon-ismailaj-mund-te-me-kene-ngaterruar-me-kriminelet"

Gazeta Express

10/01/2020 19:42

“Kam jetuar si emigrant në Greqi” – pasi PD i nxorri dokumentet reagon Ismailaj: Mund të më kenë ngatërruar me kriminelët

Gazeta Express

10/01/2020 19:42

Pas publikimit të dokumenteve të shtetit grek nga Partia Demokratike për çështjen e dënimit në këtë vend, ka reaguar kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Qerim Ismailaj1

Nëpërmjet një deklarate në facebook, Ismailaj deklaron se në kohën që ka jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi nuk është arrestuar, ndaluar apo depërtuar nga policia greke, ndërsa thekson se do të ndjekë çdo rrugë për të vërtetën.

Lexo Edhe:

Sa i përket shkresave të nxjerra nga PD, ai thotë se nuk ka pasur dijeni, pasi do t’i kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit duke arsyetuar se vepra dhe koha për të cilën presupozohet të jetë dënuar nuk është në kushtet që e pengonte kandidimin apo ushtrimin e detyrës.

Deklarata e plotë: 

Përshëndetje dhe njëherë të gjithëve!
Do të doja që përsëri të sqaroja opinionin lidhur me deklaratat e bëra nga ana e PD ditën e sotme:

1- Theksoj përsëri se për kohën që kam jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi nuk jam arrestuar, ndaluar apo deportuar asnjëherë nga policia greke!
2- Lidhur me shkresat e paraqitura sot nuk kam pasur dijeni sepse po të kisha, fare thjesht do t’i deklaroja në formularin e dekriminalizimit, pasi vepra dhe koha për të cilën presupozohet të jem i dënuar nuk është në kushtet që të më pengonte kandidimin apo ushtrimin e detyrës dhe për këtë qëllim do të ndjek çdo rrugë ligjore për zbardhjen e së vërtetës si këtu ashtu dhe në Greqi!
3- Lidhur me pretendimin se nuk është kryer dënimi i presupozuar pasi nuk më kanë gjetur, theksoj se kam udhëtuar me dhjetëra herë në Greqi dhe jo vetëm dhe asnjëherë në asnjë pikë kufitare nuk më është refuzuar hyrja apo për më tepër që të jem ndaluar!
4- Në periudhën kur ka dalë ky i ashtuquajtur vendim kam punuar mësues në shkollën “I.Shehu” Çorrush si dhe në 12 tetor 2000 jam zgjedhur kryetar i komunës Kute.
5- Përbuz me neveri çdo etiketim të bërë nga ana e PD ndaj meje, pasi nuk kam kryer asnjë veprimtari të jashtëligjshme (por mund të më kenë ngatërruar me personazhet kriminelë, hajdutë apo trafikantë që mund t’i ketë pasur apo mund t’i ketë akoma në gjirin e saj)!
Së fundmi jam i bindur se e vërteta dhe ndershmëria do të triumfojë mbi gënjeshtrën, hajdutërinë, trafikantët apo mashtruesit!
Ju falemiderit dhe klm!