“Kam ëndërruar si fëmijë të luaj për Real Madridin”


Gazeta Express
13 Qershor 2019 20:10

Eden Hazard është duke u prezantuar para mijëra tifozëve në “Santiago Bernabeu” si lojtar i Real Madrid.

Ai u shpreh shumë i lumtur që më në fund ka realizuar ëndrrën fëmijërore.

Ndër të tjera, ai tha se mezi pret të luajë dhe të fitojë trofe me Real Madridin.

“Kam ëndërruar si fëmijë të luajë për Real Madridin. Mezi pres të fillojë gjithçka dhe të fitojë trofe me Realin”, tha Hazard.

Ai tashmë ka zbritur në fushë me fanellë të Realit dhe do të shpërndajë topa për mijëra tifozë në Bernabeu, kurse më pas do të dalë para gazetarëve në konferencë për media, raporton Gazeta Express.

Ndiqeni këtu LIVE prezantimin e Eden Hazard

Te fundit


Kthehu lart