Kaluan mallra kontrabandë, arrestohen dy doganierët dhe një shofer


Gazeta Express
12 Qershor 2019 9:49

Dy doganierë dhe një shofer furgoni janë arrestuar nga policia e Kukësit në bashkëpunim me Specialistë të Hetimit të Krimit Ekonomik, në Doganën e Morinës pasi kanë tentuar të kalojnë disa materiale ndërtimi kontabandë.

Në pranga kanë rënë 59-vjeçari, H.B, banues në Tiranë me detyrë doganier në Doganën e Morinës, 47-vjeçar B.V banues në Kukës dhe në detyrë doganier në Doganën e Morinës, si dhe shoferi i furgonit ku ndodheshin materialet e ndërtimit, 29-vjeçari G.Sh, banues në Shtiqen të Kukësit.

sipas policisë fillimisht u bë arrestimi i G.Sh pasi në aksin rrugor Morinë – Kukës është ndaluar furgoni ‘Iveko’ që drejtohej nga ai dhe në të cilin ishin ngarkuar 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese.

Pas hetimi rezultoi se 29-vjeçari G.Sh ka hyrë nga Dogana e Morinës pa kryer detyrimet doganore. Më pas ka ardhur edhe arrestimi i dy doganierëve si dhe sekuestrimi i mallit.  Të arrestuarit do të përballen me akuzën e kontrabandës.

Te fundit


Kthehu lart