“Kalova natë romantike me Mancini-n, zgjodha mes tij dhe Vialli-t”, rrëfehet aktorja italiane - Gazeta Express
string(89) "kalova-nate-romantike-me-mancini-n-zgjodha-mes-tij-dhe-vialli-t-rrefehet-aktorja-italiane"

“Kalova natë romantike me Mancini-n, zgjodha mes tij dhe Vialli-t”, rrëfehet aktorja italiane

Rozë

Gazeta Express

25/06/2021 8:39

Modelja italiane, Lory Del Santo, duke folur për “Rai Radio2”, zbuloi detajet e një flirti veror me trajnerin aktual të kombëtares italiane, Roberto Mancini.

Modelja tregoi se kishte dy mundësi, të zgjidhte në mes Mancinit dhe Gianluca Viallit. Ajo tregoi se e zgjodhi Mancinin për arsye se i dukej më i ëmbël.

Lexo Edhe:

“Unë kisha dy mundësi. Mund të zgjidhja midis tij dhe Viallit. E dija që ishte vetëm për një herë, rastësisht ndodhesha në një darkë, madje nuk mbaj mend se kush më ftoi. Ishte vonë, nuk dija ku të flija, kështu që qëndrova në atë vend.”

“E kuptova që të dy ishin të interesuar për mua, duhej të zgjidhja me kë të flija, pastaj do të largohesha në mëngjes. Unë zgjodha Mancini, edhe pse Vialli ishte i bukur, por ai më dukej më ‘playboy’. Mancini më dukej më i ëmbël, mbase zgjodha njeriun e sigurisë. Ai provoi të ishte një njeri me ëmbëlsi të pabesueshme. Roberto ka botën e vet të veçantë të brendshme”, u shpreh ajo.

Pastaj, për të qëndruar në këtë temë, Lory Del Santo foli për pretendentët e saj të shumtë.

“Kishte burra që më ofruan një rrogë mujore për të qenë e dashura e tyre. Ata më thanë nëse rri me mua çdo muaj të jap shuma të mëdha. Por unë nuk pranova. Disa janë përpjekur të qëndrojnë me mua për shikueshmëri dhe madje kanë pasur sukses. Isha e vetëdijshme për këtë, por mendova se më pëlqente ky person, ai donte shikueshmëri, unë ia dhashë. Unë jam e vetëdijshme për mekanizmat e jetës, thjesht i kuptoj ata dhe vendos nëse ju përshtatet apo jo. Nuk mund të presësh dashuri të pastër, pa interes”, u shpreh aktorja italiane.