Kalojnë vettingun gjyqtari Klodian Kurushi dhe prokurori Genti Xholi - Gazeta Express
string(68) "kalojne-vettingun-gjyqtari-klodian-kurushi-dhe-prokurori-genti-xholi"

Kalojnë vettingun gjyqtari Klodian Kurushi dhe prokurori Genti Xholi

Gazeta Express

10/12/2019 9:51

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë këtë të martë gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Klodian Kurushi si dhe prokurorin e Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Genti Xholi.

KPK nuk ka gjetur elementë problematikë në të trija shtyllat e vlerësimit për prokurorin e gjyqtarin duke i dhënë kështu dritën jeshile.

Lexo Edhe:

Klodian Kurushi ka përfunduar shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë prej 14 vitesh.

Prokurori Genti Xholi e ka filluar karrierën në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.