Kallëzime penale për objektet hotelerike që nuk respektojnë masat - Gazeta Express
string(65) "kallezime-penale-per-objektet-hotelerike-qe-nuk-respektojne-masat"

Kallëzime penale për objektet hotelerike që nuk respektojnë masat

Gazeta Express

07/06/2020 9:44

Nëntë kallëzime për mosrespektim të protokollit për punë të objekteve hotelerike në kushte të Kovid-19 ka ngritur Inspektorati Shtetëror i Tregut në Maqedoni gjatë kohës së fundjavës së zgjatur, përcjell Gazeta Express.

Inspektorati i punës ka sjell katër vendime dhe tre vërejtje ndaj punëdhënësve që ata menjëherë t’u përmbahen rekomandimeve.

Lexo Edhe:

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Inspektorati Shtetëror për Transport, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Drejtoria për të Ardhura Publike gjatë kohës së fundjavës së zgjatur intensivisht ka punuar në terren dhe ka kryer kontrolle në mënyrën se si zbatohen protokollet nga ana e autoriteteve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi KOVID-19, njoftoi Qeveria.

Inspektorati Shtetëror i Tregut sot në orën 16.00 ngriti pesë kallëzime penale për mosrespektim të protokollit për punë në objektet hotelerike në kushte të Kovid-19, tre prej të cilave në Strugë, një në Ponikvë, Koçan dhe një në Mavrovë. Gjithashtu sot, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut ngritën katër akuza për kundërvajtje për parregullsi në punën e objekteve hotelerike.

Inspektorët e tregut po monitorojnë me kontroll të përforcuar vendet turistike në vend dhe po mbikëqyrin zbatimin e masave qeveritare. Inspektorati Shtetëror për Transport nga inspektimet e kryera sot në Shtip, Tetovë dhe Veles nuk ka regjistruar shkelje. Është konstatuar se në tërësi respektohen dekretet qeveritare.

Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Punës janë sjell katër vendime dhe tre vërejtje për punëdhënësit për maskat ​​mbrojtëse, doreza mbrojtëse, përdorimin e dezinfektuesve, ventilimin, lirimin e punonjësve nga grupet e rrezikut. Është kërkuar që menjëherë të fillojnë t’u përmbahen rekomandimeve të qeverisë.

Ndryshe, Inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike në terren kryejnë kontrolle në qarkullim dhe veprojnë edukativisht, theksohet në deklaratën e qeverisë.