Kalimi i Milik të Roma, por e pengon kalimin e Dzekos në Juventus - Gazeta Express
string(64) "kalimi-i-milik-te-roma-por-e-pengon-kalimin-e-dzekos-ne-juventus"

Kalimi i Milik të Roma, por e pengon kalimin e Dzekos në Juventus

Gazeta Express

19/09/2020 22:13

Disa raporte të mediave italiane këtë mbrëmje kanë shkruar se Roma nuk do t’i ndryshojë kushtet për Arkadiusz milik, përfshirë edhe uljen e çmimit prej pesë milionë të Napolit, duke e vendosur kështu kalimin e Edin Dzekos në Juventus në rrezik

Marrëveshja pritej që të përfundonte brenda 48 orëve, me Milik që ka bërë testet mjekësore dhe është pajtuar për t’u transferuar në huazim me obligim blerjen për 18 milionë euro plus shtatë milionë euro bonuse dhe dy lojtarë nga akademia.

Lexo Edhe:

Si kthim, Dzeko do të lirohet që të kalojë në Juventus për 15 milionë euro dhe kjo është arsyeja pse boshanjaku nuk ka startuar sot në ndeshjen hapëse të Sere A kundër Hellas Veronas.

Megjithatë, La Gezzetta dello Sport, Il Tempo dhe disa gazeta shkruajnë se situata ka ndryshuar.

Milik nuk pajtohet me Napolin për pagën e tij dhe është dënuar për këtë nga skuadra disa herë prej momentin kur ai kishte dalur kundër trajnerit Carlo Ancelotti në nëntor të vitit 2019.

Besohet se shuma që i ndan Milikun dhe Napolin është një milion euro para se ai të pajtohet me një skuadër tjetër.

Mbi të gjitha, ka disa raporte, si ai i Gazzettas, që thotë se Milik nuk ka dal mirë në teste mjekësore dhe ende ka probleme me gjunjtë, pasi që dy herë kishte këputur ligamentet e kryqëzuara në dy këmbët më parë.

Gazetari i Il Tempo, Alessandro Austini kështu ka kërkuar një lirim prej 5 milionë euro në marrëveshje, për shkak se testet mjekësore nuk kanë dalë mirë dhe kjo e ka shtyrë transferin.

Napoli nuk dëshiron të humbet para, por edhe janë të mbështetur për muri për shkak se Milik ka vetëm jnë vit kontratë dhe mund të negociojë largimin si transfer i lirë në fund të janarit. /GazetaExpress/