KEK dhe KOSTT kanë arritur marrëveshje për furnizim me energji elektrike .
Përmes një njoftimi të KEK’ut thuhet se ky është një hap i rëndësishëm drejt tregut të lirë të energjisë
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi për furnizim me energji elektrike, në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë”.
“Megjithëse KEK ka nënshkruar disa marrëveshje të tjera gjatë ditës, kjo marrëveshje me KOSTT ka rëndësi të veçantë për shkak të rolit strategjik që luan në tranzicionin e tregut të energjisë drejt modelit të hapur dhe konkurrues. Ajo përfaqëson një moment kyç në zhvillimin e sektorit energjetik në vend, duke krijuar bazat për furnizim të sigurt, efikas dhe transparent me energji elektrike. Përfaqësuesit e KEK dhe KOSTT theksuan rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi, duke u zotuar për vazhdimin e koordinimit dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë, gjithmonë në funksion të përmirësimit të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sektorit energjetik në vend”, thuhet në njoftim.
Komuniteti i bizneseve sot ka protestuar kundër tarifave të larta të energjisë në këtë “liberalizëm tregtu”.
Oda Ekonomike ishte ankuar se kanë marrë vetëm një ofertë për energji në tregun e hapur. /Gazeta Express