Kalifornia e ShBA-së shpall gjendje emergjente shkaku i vapës - Gazeta Express
string(61) "kalifornia-e-shba-se-shpall-gjendje-emergjente-shkaku-i-vapes"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 14:58

Kalifornia e ShBA-së shpall gjendje emergjente shkaku i vapës

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 14:58

Kalifornia e ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të temperaturave shumë të larta që po mbretërojnë në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara dhe rrezikut që ato po shkaktojnë për sistemin e furnizimit me rrymë.

Autoritetet kanë shpallur paralajmërime për vapë të jashtëzakonshme në pjesë të mëdha të Kalifornisë, Arizonës dhe në pjesët jugore të Nevadës e në Utah, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Banorëve të Kalifornisë gjithashtu u është bërë thirrje që ta kursejnë energjinë elektrike gjatë kohëve të ngarkesës në rrjet, sepse temperaturat pritet të qëndrojnë mes 37 e 43 gradë deri të dielën.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se gjendja emergjente, e cila do të jetë në fuqi deri të shtunën në mesnatë, është vendosur me qëllim të lehtësimit të ngarkesës ndaj infrastrukturës së energjisë dhe për t’i rritur kapacitetet energjetike.

Në parkun kombëtar “Lugina e Vdekjes”, që është zakonisht një nga vendet më të nxehta në botë, termometri shkoi në 54 gradë të enjten.

Park Willimas, shkencëtar i klimës dhe zjarreve në Universitetin e Kalifornisë tha se valët e vapës po ashpërsohen për shkak se toka është tharë. “Mund të kemi dy, tri, katër apo pesë këso valësh të vapës para fundit të verës”, tha ai.