Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pritur në një takim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e Komunës, ku i pranishëm është edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton T7.
Takimin e ka paralajmëruar edhe zyra e kryeministrit në detyrë përmes një komunikate për media.
Kurti kishte deklaruar se do ta vizitojë komunën që udhëhiqet nga ish-bashkëpartiaku Shpend Ahmeti gjatë muajit maj. /Express/