Kafja djeg kalori, ja çfarë zbulon studimi i fundit - Gazeta Express
string(50) "kafja-djeg-kalori-ja-cfare-zbulon-studimi-i-fundit"

Kafja djeg kalori, ja çfarë zbulon studimi i fundit

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

23/03/2023 19:29

Kafeja mund të djeg kalori, por u heq gjumin jetësor gjatë natës, sipas një studimi të ri.

Rezultatet sugjeruan që njerëzit që pinë kafe rregullisht “ecin” 1000 hapa më shumë se ata që nuk pinë çdo ditë, por humbasin rreth 30 minuta gjumë gjatë natës.

Lexo Edhe:

Disa studime kanë sugjeruar se kafja mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve si diabeti. Madje mund të rrisë performancën në palestër.

Këto efekte duket se nxiten nga kafeina, e cila funksionon duke bllokuar receptorët në tru që sinjalizojnë rraskapitjen duke lejuar të qëndrojë vigjilent për më gjatë. Gjithashtu ndihmon në rritjen e rrahjeve të zemrës.

Por kafeina mund të jetë gjithashtu e dëmshme sepse duhen deri në 10 orë për të larguar kafeinën – një stimulues që e bën më të vështirë gjumin dhe streson sistemin nervor – nga trupi.

Disa studime kanë sugjeruar se është e mundur të përfitoni shumë nga kafja, duke pirë versionin pa kafeinë.

Sipas studimit, njerëzit kur nuk pinin kafe flinin mesatarisht shtatë orë e 12 minuta në natë. Por kur ata e bënë, kjo ra në gjashtë orë e 37 minuta, ose më pak me 35 minuta.

Kafeja bllokon hormonet që i bëjnë njerëzit të ndihen të përgjumur. /Shqip.com/