Kafeja nuk është e domosdoshme për jetë


Gazeta Express
11 Prill 2019 20:04

Qeveria zvicerane kishte filluar të krijonte depo të kafesë për raste emergjente midis Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore. Kjo në rast se kishte mungesë potenciale.

Kjo praktikë vazhdoi për dekada me radhë, për të qenë të përgatitur për mungesa në raste të luftës, fatkeqësive natyrore dhe epidemive.

Por kjo praktikë pritet të përfundojë me 2022. Por ndaj kësaj po ka shumë kundërshtime.

Deri tani ka 15.300 tonë të ruajtura, që parashihet të mbajë gjithë shtetin të furnizuar për tre muaj.

Por pse qeveria zvicerane donë ta ndalojë këtë?

Qeveria tani thotë se kafeja nuk është një produkt esencial për jetë, dhe nuk është nevoja të përfshihet tek rezervat shtetërore.

“Kafeja nuk ka gati hiq kalori, dhe nuk kontribuon nga perspektiva psikologjike, tek ushqimet që ruajnë shëndetin”, thotë Zyra Federale për furnizime ekonomike.

Ndryshe zviceranët janë tifozë të mëdhenj të kafesë, duke konsumuar diku 9kg për person në vjet./Express/

Te fundit


Kthehu lart