Kadri Veseli: Glauk të ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit


Gazeta Express
15 Prill 2019 12:01

Projektligji për Miniera dhe Minerale ka përplasur Vetëvendosjen dhe PDK-në, raporton Gazeta Express.

Me propozim të PDK-së, projektligji nuk kaloi pasi që mori vetëm 39 vota, duke mos u votuar kështu nga shumica e opozitës.

Për këtë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi duke thënë se ishte vetë opozita që e kërkoi këtë projektligj, mirëpo nuk e votoi.

“Kjo opozitë është e dështuar sepse vet e kërkuan dhe nuk e votuan, madje pikërisht Glauku kërkoj me votu që me marrë pjesë në votim, e nëse edhe për këtë nuk janë në gjendje me majtë fjalën 2 minuta, unë nuk e di çka mujna me bo diçka bashkërisht në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i replikoi duke thënë se ai kishte votuar, por jo edhe nga partia e tij.

“Unë votova, por problem është që grupi parlamentar s’po ngon, kjo është punë autoriteti sepse opozita s’po ngon, çka kam faj unë?”, tha Konjufca.

Pas reagimit të Konjufcës foli edhe i pari i Kuvendit.

Kadri Veseli që i tha Konjufcës se kohëve të fundit i ka lëvizur autoriteti.

“Glauk, të ka lëvizë autoriteti kohëve të fundit”, tha Veseli. /GazetaExpress

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart