Kadri Veseli është nisur në Hagë, përcillet nga katër persona


Gazeta Express
3 Maj 2019 17:04

Burime të Gazetës Express tregojnë se Veseli tashmë është nisur për në Hagë, përmes Lubjanës.

Albioneta Ademi

Aeroplani për Lubjanë është nisur nga Aerporti i Prshtinës në orën 14:45.

Bashkë me Veselin kanë udhëtuar edhe katër persona të tjera.

Express nga burimet e saj brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar raportoi sot se Kadri Veseli është ftuar për intervstim si i dyshuar në Hagë.

Atje pritet të intervistohet nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith.

Gazeta Express ka kontaktuar kabinetin e z. Veseli, mirëpo nuk ka arritur të marrë një prononcim lidhur me këtë.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit deri tash asnjëherë nuk ka pranuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale kur është pyetur, megjithatë ai ka treguar gatishmëri për shkuarje në Hagë, nëse ftohet nga prokuroria.

Express javë më parë ka raportuar nga burimet brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar se po përgatitën aktakuza që prekin seniorët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, përfshirë edhe Presidentin Hashim Thaci, kryeparlamentarin Kadri Veseli

Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, të ashtuquajtura si Gjykata Speciale, janë krijuar nga Kuvendi i Kosovës  në vitin 2015.

Ndërkaq bazë për krijimin e këtij tribunali është një raport i shpalosur në Këshillin e Evropës nga senatori zviceran, Dick Marty, e në të cilët disa prej krerëve të UCK’së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Haradinaj, akuzohen për trafikim të organeve dhe trajtim çnjerëzor. /Express/

Te fundit


Kthehu lart