Kadri Veseli e nis fushatën “Rriteni biznesin tuaj”


Gazeta Express
17 Shtator 2019 15:09

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur fushatën “Rriteni Biznesin Tuaj” për të përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që ta ftojnë për t’i vizituar bizneset e tyre.

“Nga sot po e filloj fushaten “Rriteni Biznesin Tuaj”, për të përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme anekënd Kosovës. Më ftoni që të vizitoj biznesin tuaj, duke më dërguar videot tuaja me hashtag #RriteniBiznesinTuaj dhe unë do vij te ju”, ka shkruar Veseli. /Express

Te fundit


Kthehu lart