Kadri Veseli e merr mbështetjen e degëve të PDK-së për të mbetur në opozitë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

09/10/2019 15:42

Kadri Veseli e merr mbështetjen e degëve të PDK-së për të mbetur në opozitë

Lajme

Gazeta Express

09/10/2019 15:42

Pak ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, u takua me kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të partisë të cilën ai udhëheq, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, u bë e ditur se Veseli ka diskutuar me ta për procesin e zgjedhjeve, derisa ka pranuar para tyre se do të qëndrojnë  në opozitë.

Tutje, thuhet se u dakorduan se PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme, derisa shkruhet se do të vazhdojnë reformat e brendshme në parti.

PDK-ja e udhëhequr nga Kadri Veseli doli si parti e tretë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme. /Express/