Kadri Veseli: Duhet qeveri e re, PDK-ja mbetet në opozitë - Gazeta Express
string(55) "kadri-veseli-duhet-qeveri-e-re-pdk-ja-mbetet-ne-opozite"

Gazeta Express

01/04/2020 12:16

Kadri Veseli: Duhet qeveri e re, PDK-ja mbetet në opozitë

Gazeta Express

01/04/2020 12:16

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur pas takimit që pati me presidentin e vendit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Para mediave, shefi i PDK-së tha se kërkojnë që të mbrohet Kushtetuta dhe vullneti i qytetarëve, derisa janë për krijimin e një qeverie të re.

Lexo Edhe:

Sipas Veselit, është hipokrizi që në këtë kohë pandemie të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të rrezikohen qytetarët.

“Ajo të cilën e kërkojmë është të respektohet Kushtetuta dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve. Të kihet parasysh pandemia, nuk e dijmë kur do të përfundojë kjo çështje, është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme që të rrezikohen qytetarët”, ka thënë ai.

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se edhe me krijimin e qeverisë së re, partia në të cilën ai udhëheq do të mbetet në opozitë.

“PDK-ja e ka pozicionin e qartë, do të jemi opozitë dhe do ta respektojmë Kushtetutën”, ka thënë ai. /GazetaExpress/