Kadare: Arrita të bëj letërsi dhe nuk u ndalova nga asgjë, pra kam qenë me fat


Gazeta Express
9 Gusht 2019 11:24

Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar faqen e parë dhe një intervistë dy faqshe shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Në një rubrikë të sezonit të verës të titulluar “Shkrimtarë të mëdhenj, biseda të mëdha, gazetarja Florence Noiville i ka lënë Kadaresë vendin e katër mes një cikli me pesë intervista. E tija titullohet: “në diktaturë për mua të jetoje do të thoshte të bëje letërsi”

Gazetarja ka qenë në Shqipëri që në muajin maj dhe ajo e ka intervistuar shkrimtarin në shtëpinë e tij në Tiranë. Në hyrje ajo flet për ish apartamentin e tij në rrugën e Dibrës tashmë të shndërruar në muze, për Gjirokastrën, kohën e diktaturës komuniste dhe jetën e shkrimtarit sot. “Portreti i tij nuk figuron ende në kartëmonedhat shqiptare, por ai mishëron i vetëm kulturën e këtij vendi” shkruan Noiville e cila ka biseduar me shkrimtarin duke rufitur një kafe turke të përgatitur nga bashkëshortja e tij Helena. Nga kjo intervistë e gjatë Lapsi.al ka zgjedhur të përkthejë tre pyetjet e fundit, pasi një pjesë e atyre për letërsinë e Kadaresë, marëdhënieve të tij me diktaturën dhe veprave të tij të mëhershme, janë të njohura për publikun shqiptar…

Cfarë ndjetë kur shtëpia juaj studio u inaugurua në Tiranë?

E shoh veten përballë oxhakut. Cuditërisht me ndjenjën se jam një “shkrimtar i lirë”. Gruaja ime Helena punonte në një shtëpi botuese. Cdo mëngjes unë rrija vetëm dhe shkruaja A ka gjë më të mrekullueshme? Disa nga librat e mij ishin të ndaluar, por unë shkruaja pak a shumë atë që doja. Disa herë e ndjeja që një frazë ishte e mirë. Ndonëse mund të dukej pa logjikë, unë e ndjeja bukurinë e saj të fshehur. E provoja fizikisht. Për mua cdo lloj ngushëllimi ka qenë brenda letërsisë. Dhe në misterin e të qenit i kuptuar, ndonëse vetëm prej pak vetëve.

Mendoni se keni pasur fat?

E njihni ju proverbin latin “Vivere militare est”? Eh.. dhe nëse të jetosh është si të luftosh duhet të jesh i lumtur nëse nuk je vrarë (qesh). Për mua të jetosh do të thotë të bësh letërsi. Të mos e bëja dot këtë detyrë do të ish njësoj sikur të mos jetoja. Unë arrita ta bëj dhe nuk u ndalova nga asgjë. Atëherë po unë kam qenë me fat. Disa herë më thonë në Shqipëri: “ah sikur të kishe jetuar në një vend të lirë”. Po kush e di? Kush mund ta dijë nëse gjithçka mund të kish qenë ndryshe?

Sot, kur i ktheheni veprës suaj, cila është krenaria më e madhe?
Unë shkrova për dhjetvjecarë të tërë nën diktaturën më gjakatare të Europës së pasluftës. Sot, vite më pas letërsia ime është e njëjtë. Ajo nuk ka ndryshuar. Nëse ju nuk e shikoni datën në fund të një vepre, ju nuk e kuptoni kur është shkruar ajo. Në 2017 përshembull unë u dominova në Britaninë e mdhe për çmimin Man Booker Interntaional me “Kamarja e turpit”, një tekst i shkruar në 1978 dhe dyzet vite më pas për lumturinë time juria gjykoi se leximi i saj është aktual dhe i natyrshëm. Për këtë jam i lumtur. Kam krijuar letërsi normale në një vend anormal.

Le Monde/Pergatiti Lapsi.al

Te fundit


Kthehu lart