Kadaj-Bujupi për konsullin e shkarkuar: Ishte arbitrare, i thanë shko te shpija - Gazeta Express
string(77) "kadaj-bujupi-per-konsullin-e-shkarkuar-ishte-arbitrare-i-thane-shko-te-shpija"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 21:10

Kadaj-Bujupi për konsullin e shkarkuar: Ishte arbitrare, i thanë shko te shpija

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 21:10

Donika Kadaj Bujupi ka komentuar shkarkimin e konsullit të Kosovës në Nju Jork, Lulzim Krasniqi, nga ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.

Konsulli i Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, përmes një letre të siguruar nga Gazeta Express ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga pozita që mbante në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork. Siç shkruan në letrën e tij Krasniqi, lajmi për shkarkim i ka shkuar përmes një e-maili të dërguar nga zv.sekretari i MPJD-së, Behar Isma, shkruan Express.

Lexo Edhe:

Bujupi në emision tha se e ka letrën e shkarkimit me vete dhe se ai shkarkim ka qenë tërësisht arbitrar.

“E kam këtu letrën përpara. Shkarkimi i konsullit është bërë pa asnjë paralajmërim. Në atë konsullatë ka punuar pra vetëm një person. Shkarkimi është bërë së pari në mënyrë banale i kanë thënë “prej nesër shkon në shtëpi”. Bukfalisht. Kështu i kanë thënë. Konsulli ka fituar punën në vitin 2011 në mënyrë të rregullt me anë të konkursit. Pra nuk po flasim për një militant apo punësim partiak”, tha ajo. /Gazeta Express/