Kadaj-Bujupi: Gjithmonë jam ruajtur nga gafat, jam tutë, isha e re - Gazeta Express
string(63) "kadaj-bujupi-gjithmone-jam-ruajtur-nga-gafat-jam-tute-isha-e-re"

Kadaj-Bujupi: Gjithmonë jam ruajtur nga gafat, jam tutë, isha e re

Lajme

Gazeta Express

05/07/2022 21:04

Komentatorja e ngjarjeve politike, Donika Kadaj-Bujupi, duke folur në emisionin Pressing, ka thënë se frikësohej nga gafat që mund t’i bënte në kohën kur ishte politikane aktive.

Ajo ka thënë se e ka marrë gjithmonë me seriozitet artikulimin.

Lexo Edhe:

“E kam marrë seriozisht, jam mundu me qenë mirë në artikulim mos me bo gafe se jam tutë. Në moshë të re jam bërë deputete, në moshën 28-vjeçare”, ka deklaruar ajo.

Ish-deputetja ka thënë se ka politikanë që bëjnë qëllimisht gafe, për t’u bërë më të popullarizuar, ngase mund të bëhen monotonë me qasje serioze e njëtrajtshme.

“Nganjëherë politikanët  e hetojnë që me qasjen serioze e të njëjtrajtëshmë bëhen bajat, pastaj kalojnë kah kjo ana jokonvencionale dhe bëjnë gafe. Thonë që reklamë të keqe s’ka. Për mirë a për keq reklamë të keqe s’ka”, ka thënë ajo.

Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se politikanët me kohë e  zhvillojnë intuitën se si t’i qasen pritshmërive të qytetarëve.

“Politikani jokonvencional duket dikur simpatik, qytetarëve u duket i sinqertë”, ka theksuar ajo. /GazetaExpress