Kacarska: I gjithë gjyqësori është robëruar, shtyhet seanca gjyqësore për “Transportuesin”


Gazeta Express
10 Shtator 2019 17:57

Transferimi i lëndëve të PPS-së në PTHP, gjë që e kërkoi prokurorja Katica Janeva, e cila gjendet prapa grilave, e prolongoi seancën gjyqësore për rastin “Transportuesi”. Janeva “dha” afat prej 3 ditëve që të kryhet transferimi, pas çka paralelisht prokurori republikan tha se do të marr lëndët. Afati skadon sot.

“Sot nuk mundemi të vazhdojmë me gjykim që të mos e dëmtojmë procedurën, shpresoj se ditët e ardhshme do të qartësohet situata me të cilën është robëruar i gjithë gjyqësori”, deklaroi Dobrilla Kacarska, gjykatëse.

Prokurori, Pelivanov, nga PPS-ja, reagoi për këtë vendim të gjykatëses, por ajo shtoi se kjo është zgjidhja e vetme pas letrës së dërguar të Janevës dhe vendimit të Joveskit për marrjen e lëndëve.

Pelivanov nuk komentoi para mediave, ndërsa kolegu i tij, Gavrill Bubevski, tha se nuk pret që marrja e lëndëve të zgjas shumë gjatë.

“Kjo mund të ndodh shumë shpejtë edhe dorëzimi i lëndëve edhe kthimi në seancë, ndoshta mund t’i jepen edhe prokurorëve tjerë, ndërsa mundet edhe prokurorëve të njëjtë, siç tha prokurori Joveski. Çfarë teknike do të zbatoj PP, do të shohim”.

Do të prolongohen lëndët që i përfaqësoni?

“Jo, jo, kjo mund të përfundoj për 10 dit”, u shpreh Gavrill Bubevski, prokuror i PPS.

Avokatja, Sanja Aleksiq, e cila është avokate e pjesës më të madhe të të akuzuarve të PPS-së, thotë se nuk ekziston bazë ligjore që lëndët e PPS-së të kalojnë në PTHP. Ajo e kontesto edhe urdhrin e Janevës e cila është në paraburgim, për keqpërdorim të funksionit të saj.

“Nuk ka bazë ligjore, as PPS të dorëzoj lëndët në PP, kjo për shkak se pikërisht PPS është e vetmja prokurori kompetente që të përndjek vepra penale që burojnë nga përndjekja joligjore e komunikimeve. Në përputhje me Ligjin për PPS, ata kanë mundësi që të marrin lëndë nga PTHP dhe lëndë të tilla u morën para 4 vjetëve, në dhjetor të vitit 2015. Cila është logjika juridike tani pas 4 viteve lëndët përsëri të kthehen në PTHP. Njëkohësisht Ligji për PPS nuk jep i mundësi të tillë prokurores speciale që të delegojë këto lëndë cilësdo prokurori tjetër”, tha Sanja Aleksiq, avokate.

Joveski dje për TV21 tha se do të marrin lëndët dhe se tashmë kanë dërguar shkresë deri te PPS, ndërsa tha se pas marrjes së lëndëve, disa nga prokurorët e PPS-së do të vazhdojnë të përfaqësojnë lëndët.

Te fundit


Kthehu lart