Kaçaniku pa asnjë rast me koronavirus, dy të infektuarit e fundit u shëruan mbrëmë - Gazeta Express
string(81) "kacaniku-pa-asnje-rast-me-koronavirus-dy-te-infektuarit-e-fundit-u-sheruan-mbreme"

Gazeta Express

28/05/2020 9:58

Kaçaniku pa asnjë rast me koronavirus, dy të infektuarit e fundit u shëruan mbrëmë

Gazeta Express

28/05/2020 9:58

Dy rastet e fundit me COVID-19 në Kaçanik tashmë janë shëruar plotësisht. Aktualisht në këtë komunë nuk ka asnjë rast aktiv me këtë sëmundje, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari Besim Ilazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo Edhe:

Ai ka bërë thirrje që të respektohen rregullat e IKSHP’së.

“Kam nderin që të ju informoj se edhe dy rastet e fundit me COVID në Komunën e Kaçanikut tashmë janë shëruar plotësisht, duke rënë në zero numri me virusin COVID në komunën tonë. Ju falenderoj përzemërsisht për durimin dhe qetësinë e krijuar për sa kohë që kemi qenë të izoluar. Bëni kujdes, mbaje distancën, respekto rregullat nga IKSHP. Së bashku po ia dalim…! Ditët e mira po afrohen”, ka shkruar Ilazi./Express