Kabineti i Pendarovskit inicon hartim të dokumentit strategjik me prioritete për zhvillim të ekonomisë


Gazeta Express
20 Shtator 2019 15:00

“Fakti se Maqedonia e Veriut është  në një hap deri te anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe deri në fillim të negociatave inkuadruese për anëtarësimin në BE, në mënyrë shtesë do të konfirmojë shtetin si  vend stabil dhe të sigurt për bërje të biznesit dhe dhe destinacion të parashikueshëm për investim”, tha presidenti Pendarovski në takimin e sotëm me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoni në Kabinetin e tij.

Pendarovski i informoi biznesmenët se sipas nismës së Kabinetit të tij, ekipi i praktikuesve  punon në krijimin e dokumentit strategjik, i cili do të ketë për qëllim t’i vendosë prioritetet për zhvillim të ekonomisë  në dekadën e ardhshme, për periudhën 2020-2030.

Njëherit ka kërkuar nga përfaqësuesit e Odës të  përfshihen me sugjerime të veta pranë përpilimit të dokumentit,  duke theksuar se politikanët duhet t’i dëgjojnë dhe ndjekin nevojat e ekonomistëve dhe afaristëve.

Presidenti theksoi dhe se në  fokus t punës së tij  është përmirësimi i gjendjes ekonomike në shtet, si dhe se do të tentojë që nevojat e afaristëve të artikulohen në mënyrë përkatëse para institucioneve shtetërore dhe  gjatë vizitave të tij jashtë.

Në takimin, ai ka thënë dhe se politikanët duhet të kontribuojnë për krijimin e klimës së volitshme të biznesit.

Pendarovski u ka bërë thirrje përfaqësuesve  të Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoni të përfshihen me propozime dhe sugjerime gjatë miratimit të zgjidhjeve ligjore nga fusha e ekonomisë në funksion të përmirësimit të kushteve për bërje të biznesit në shtet.

Te fundit


Kthehu lart