Kabineti i Imanencës


Gazeta Express
12 Gusht 2019 14:37

Ekspozita Kabineti i Imanencës e Agron Mullliqit do të jetë e hapur nga 15 – 29 gusht 2019, në Project Space, Hospital, 41 Rr Egnatia, Prishtina, 10K

Kabineti i Imanencës është një ekspozitë që e zë hapësirën e galerisë Hospital me instalimin e 10 paletave të xhamit, një top pëlhure të njollosur, një tavolinë të madhe që mban portrete të artistit të krijuara nga shokët e tij, si dhe katër piktura të vogla brenda një kthine të ndarë.

Xhamat nga dyer e dritare të dikurshme, tani një lëmsh teksturor i ngjyrave, janë të paqëllimshme por të ekspresive, të mbështetura në mure, shtresimet dhe majat e tyre mbartin gjurmët e historive të tyre. Edhe topi i pëlhurës ngjan si një relikë e boshllëkut prapa çdo misteri.

Nga mjeshtër dhe dishepuj, nga mesues dhe nxënës, portretet e artistit mbajnë etiketa muzeu. Aludojnë një periudhë dhe një komunitet të caktuar. Regjistrojnë një aspekt të veçantë të jetës së artistit dhe kontekstit më të gjerë historik.

Përpjekja e Agron Mulliqit për t’i rishkruar të paparamenduarat në peisazhe ekspresive, njëkohësisht e plotëson dhe përmbyllë Kabinetin e Imanencës. Në një aneks të larë me dritë të kuqe janë katër piktura tani të ndjeshëme ndaj fuqisë memece prapa çdo njohurie dhe kuptimi.

Te fundit


Kthehu lart