Kabashi: Do t’i rritim grantet në sektorin e turizmit në Prizren


Gazeta Express
21 Shtator 2019 22:05

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga Prizreni, Lulzim Kabashi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7 ka deklaruar se nëse koalicioni AAK-PSD do të bëjë rritjen e subvencioneve në sektorin e turizmit në këtë qytet.

“Trashëgimia kulturore do të futet në shërbimin e turizmit, si degë e rëndësishme e ekonomisë” tha Kabashi duke shtuar se kjo do të bëhet “përmes subvencioneve me grante në sektorin e turizmit”.

Ai tutje shtoi se edhe bujqësia ka rol të rëndësishëm në planin ekonomik të AAK’së.

“Pika e parë është bujqësia. Pushteti i Aleancës, sa i përket zhvillimit ekonomik në Prizren pikë kryesore do ta ketë bujqësinë, kjo për shkak se qyteti ka kushte klimatike për bujqësi të zhvilluar” tha Kabashi.

Tutje ai shtoi se do të ketë rritje të granteve në sektorin bujqësor.

“Fondi për grande do të rritet 100% në drithëra dhe 30% për kultivimin e rrushit” deklaroi Kabashi.

Sonte në Pressing flasin Lulzim Kabashi nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Ukaj i LDK’së, Shaqir Totaj i PDK’së, Zafir Berisha i NISMA-AKR dhe Arbër Rexhaj i Vetëvendosjes. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart