Ka vdekur aktori shqiptar Pandi Siku - Gazeta Express
string(36) "ka-vdekur-aktori-shqiptar-pandi-siku"

Ka vdekur aktori shqiptar Pandi Siku

Arte

Gazeta Express

16/08/2022 17:33

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri ka njoftuar sot së aktori Pandi Siku ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Pandi Siku ka patur një karrierë të gjatë me role të spikatura si aktor në kinematografi dhe në teatër.

Lexo Edhe:

Ai lindi në Tiranë, më 28 korrik. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, dega e dramës, më 1972, filloi punë në Teatrin Popullor. Vazhdoi aty deri më 2001, kur emigroi në SHBA.

Ka luajtur në teatër në shfaqjet Epoka para gjyqit (Shpend Dragobia, 1978), Furrnalta (Bardhi), 1979, më të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në rolet e dyta, Komunistët (Rrema, 1981), Romeo dhe Zhuljeta (Merkucio, 1987), Dy zotërinj nga Verona (Valentini, 1990), Quo Vadis (pjesëtar i Korit), 1997, më të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” për role te dyta).

Filmat ku ka luajtur:

1971: Kur zbardhi një ditë

1973: Brazdat (Ademi)

1977: Njeriu me top (Adnan Pinxho)

1977: Një udhëtim i veshtire (Sokoli)

1978: Kur hidheshin themelet (Mani)

1979: Mysafiri

1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto)

1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi)

1987: Këmishët me dyllë (Koburja)

1988: Shpresa (Niko)

1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra)

1990: Fletë të bardha

/Gazeta Express