Ka profilin më të ndjekur në botë, por Selena Gomez zbulon pse nuk e ka Instagramin në telefonin e saj


Gazeta Express
13 Qershor 2019 13:23

Ylli i “Dead Don’t Die” së fundmi ka folur për largimin e saj nga rrjetet sociale pasi është shumë e rëndësishme për shëndetin mental.

Selena Gomez mund të jetë më e ndjekura në Instagram, por ajo e ka larguar këtë aplikacion nga telefoni i saj.

Teksa ka folur me Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest në Live with Kelly and Ryan të mërkurën, ylli i muzikës pop tregon se nuk e përdorë këtë rrjet social.

“E kam përdorur shumë por mendoj që është e pashëndetshme, po mendoj personalisht për të rinjtë dhe për veten time”, Gomez, 26 vjeçe’, i ka thënë Ripës, 48 vjeçe, dhe Seacrest, 44 vjeç. “Më bënte depresion”, vazhdoi më tej këngëtarja e hitit “Back to you”.

Gomez edhe para një muaji e ka shprehur shqetësimin e saj rreth efektit “të tmerrshëm” që kanë pasur mediat sociale në gjeneratën e saj dhe ajo u bën thirrje që të largohen nga këto platforma.Aktorja dhe këngëtarja 26-vjeçare për këtë çështje kishte folur në Kanë gjatë promovimit të filmit të ri të Jim Jarmusch, “The Dead Do not Die”.

Selena Gomez Doesn’t Have Instagram on Her Own Phone

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart