Osmani ka takuar Vuçiqin në Moldavi në prani të Macron, Scholz e Borell - Gazeta Express
string(64) "ka-ndodhur-takimi-osmani-vuciq-nuk-ka-zgjatur-me-shumese10minuta"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 19:56

Osmani ka takuar Vuçiqin në Moldavi në prani të Macron, Scholz e Borell

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 19:56

Sot pas mesdite është takuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku i pranishëm ishte edhe shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, presidenti francez, Emmanul Macron, si dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mësuar Gazeta Express.

Siç tregojnë burimet, takimi joformal nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta.

Lexo Edhe:

Tutje, në mes dy presidentëve nuk ka pasur as përshëndetje me dorë.

Po ashtu nuk është dhënë sinjal për ndonjë zgjidhje të situatës në Veriun e Kosovës.

Osmani dhe Vuçiq gjenden në Moldavi, ku po organizohet një samit i liderëve evropianë.

Në mes tyre edhe presidenti francez, Emmnaul Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz që besohet të jenë dy iniciuesit e takimit të shkurtër Osmani – Vuçiq. /Gazeta Express