Ka dështuar Bashkimi Europian konstruktivist i Maastrichtit, jo ideja e Europës


Gazeta Express
11 Maj 2019 17:29

Corrado Ocone, filozof, gazetar dhe eseist, është një prej intelektualëve më të gjallë e mëheterodoksë qëekzistojnë në Itali. Liberal kundërrrymë, shpesh jo në linjë me mjediset e liberalizmit italian. Para pak kohësh ka botuar për Historica librin “Europa – L’Unione che ha fallito”, një vëllimth ivockël, por shterrues, që shpjegon në mënyrë të qartë e të plotë arsyet e dështimit të Bashkimit Europian.

Sipas jush, kur ka dështuar Europa?

Parasëgjithash, unë besoj se ka dështuar Bashkimi Europian, jo ideja e Europës. Kjo e fundit ekziston qysh përpara Bashkimit Europian, që në zhvillimin e tij nuk e ka mbajtur aspak parasysh, dhe do tëekzistojë edhe mëpas. Një pikë kthese ka qenë Traktati i Maastricht, i firmosur në vitin nel 1992.Qysh nga ai moment, Bashkimi Europian e ka theksuar më tek aspektin e tij racionalist dhe konstruktivist. Është transformuar në një projekt tëndërtuar, në tavolinë nga lartë dhe i është“imponuar” europianëve, ku vendet më të forta ua imponojnë rregullat e tyre atyre më të dobëta. Qysh atëhere, Europa nuk është konceptuar më si tërësie e atyre vlerave që ne e quajmë“Perëndim”, por si një tërësi rregullash abstrakte, të përcaktuara një herë e përgjithmonë. Natyrisht, e gjitha kjo shkon kundër me atë që është ndjenja europeiste, që duhet të konkretizohet nëinstitucione politike tëkrijuara nga poshtë.

Çfarë e ka mundësuar Bashkimin Europian të transformohet në këtë Leviatan?

Ka dy motive historike. Ne europianët jemi çinteresuar për atë që ndodhte në Bruksel, duke i përjetuar zgjedhjet europiane si një rregull dhe duke mos e kuptuar se çfarë rolesh delegoheshin nëinstitucionet e Bashkimit Europian. Jemi gjendur kështu në këtë kafaz të çeliktë të menaxhuar nga kjo elitë burokratike e teknokratike. Një kafaz nga i cili është e vështirë të dilet, siç po e demonstron rasti Brexit. Në radhë të dytë, kemi arritur në këtë pikë për shkak të dy ideologjive të lindura duke filluar nga vitet ’80. Nga e majta ka lindur ideologjia liberale dhe nga e djathta ideologjia liberiste.Këto kanë përfunduar duke u konvergjuar, duke krijuar kështu një lloj mendimi unik “liberal – liberist”. Kjo konvergjencë i ka dhënë jetë një teknokracie që në e gjejmë në të gjitha institucionet mbikombëtare. Një studim i botuar nga Oxford University Press, me të dhëna empirike, tregon sesi njerëz që janë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, kalojnë nga Bashkimi Europian, për të kaluar më pas në Organizatën Botërore të Tregtisë etj.. Megjithëse duke lindur në gjirin e liberalizmit, këto dy ideologji janë absolutisht iliberale.

Për çfarë motivi sipas jush?

Pika e konvergjencës e këtyre dy ideologjive është antipolitika. Politika e nënkuptuar si dialektikë(edhe konfliktuale) midis forcave në fushë është dobësuar. Kjo sepse ideologjia liberale duke monopolizuar kulturën, nën mësimet e politikisht korrektes, ka krijuar një lloj të drejtë të eticizuar sipas normash abstrakte, tëkonsideruara të drejta apriori, që u janë imponuar vendimeve politike.Kurse liberizmi abstrakt ja nënshtron ekonomisë raportet politike. kurse liberalizmi klasik ështëfuqimisht politik. Ai i referohet parimit të realitetit, sipas mësimit të Niccolò Macchiavelli, dhekuptimit historik, sipas mësimeve të Giambattista Vico. Liberalizmi i Alexis de Tocqueville, i Benjamin Costant dhe i Benedetto Croce nuk zbret nga lart sipas rregullash abstrakte të etikë së juridicizuar apo të ekonomisë, por krijohet nga poshtë sipas raporteve të forcës të zbritura në realitetin historic dhe kontigjent, nëpërmjet krijimit të numrit më të madh të hapësirave të mundshme të lirisë. Hayek ka qenë kritiku më i ashpër i mentalitetit konstruktivist. Liberizmi i Thatcher dhe i Reagan ishte fuqimisht i lidhur me traditat, ishte liberalizmi i komuniteteve politike ekzistuese, shumë i lidhur meidenë e kombit, pa shtetin apo autoritetet e tjera nga lart të ndërhyjnë me individin. Mund ta quajmë “liberalizmi iprodhuesit” dhe jo “liberalizmi i financës”.

Në Kapitullin e V të librit pyetet nëse Manifesti i Ventotene është praktikisht një model për ne apo jo. Pse ky dyzim?

Natyrisht që edhe ky Manifest duhet konsideruar në kontekstin e tij historik. Ai donte të ishte vetëm një pamflet beteje politike. Premisa e Manifestit të Ventotene qëndron në diferencën substanciale midis nazifashizmit dhe komunizmit, kështu që sipas Altiero Spinelli socializmi duhej të përfaqësonte të ardhmen, ndërsa liberalizmi përfaqësonte atë të kaluar që kishte çuar pikërisht tek fashizmi. Ky vision është avancuar si nga komunistët, ashtu edhe nga ata të Partisë së Aksionit, që nuk qenëkomunistë, por nuk qenë as antikomunistë dhe shikonin një asimetri midis komunizmit dhe nazifashizmit. Ndërsa liberalët e Luftës së Ftohtë, si Hannah Arendt apo Raymond Aron, e kanëevidentuar këtë simetri. Qartazi, manifesti i Ventotene synon në krijimin e një Europe socialiste. Altiero Spinelli dhe Ernesto Rossi mendojnë për një supershtet socialist që promovon idealet abstrakte të progresit, të drejtësisë, etj.. Nuk mendojnë për një bashkim diversitetesh siç mund ta mendojë njëliberal. Unë e shkruajta këtë kur Matteo Renzi e çoi Angela Merkel në Ventotene.

Në diskutimin e mbajtur në Universitetin e Zyrihut, Winston Churchill foli për Shtetet e Bashkuara tëEuropës, ama duke ju referuar një confederate sipas modelit zviceran që nuk mund të bëjë pa njëraport miqësie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa sot Bashkimi Europian mendon që se mund të bëjëpa të. E njihni veten në këtë concept të dytë?

Jam shumë dakord me modelin zviceran. Europa duhet ta kërkojë një unitet të sajën, ama nuk duhet të shkojëkundër identitetit të saj të përbërë nga diversitete, bile edhe të konsiderueshme. Veçantitëduhen theksuar. Për sa i përket raportit me Shtetet e Bashkuara, edhe në këtë rast kemi qenëviktimë e mendimit liberal – liberist, sipas të cilit Bashkimi Europian duhet të jetë mike me Shtetet e Bashkuara kur ishte Obama dhe tani që është Trump nuk duhet të ekzistojë më. Si mund t’ia dalëEuropa pa Shtetet e Bashkuara pa investuar as edhe një qindarkë nëmbrojtje? Duhet thënë edhe se tashmë e kemi kuptuar se Donald Trump nuk është budallai që është munduar tëparaqesë një pjesëe medias tonë. Ai përfaqëson një Amerikë të ndryshme nga ajo e elitave amerikane, se dëshiron qëtë ndjehet pesha e tij në një dialektikë që përshtatet me një demokraci të madhe të shtrirjes së tij dhe këtë mendimi liberal nuk e duron dot. Shtetet e Bashkuara janë Europa, janë Europa përtejoqeanit, janë të dyja nga e njëjta nënë që quhet “Perëndim”.

Në kapitullin e fundit të librit tuaj ju flisni për një Europë tjetër të mundur, cilat duhet tëjenëkarakteristikat e saj?

Në thelb duhet të jetë një Europë e mbështetur mbi ato vlera që në i quajmë, pikërisht, “Perëndim”.Vlera tëpranuara si dinjiteti i njeriut, i demokracisë dhe i lirisë. Vlera që kanë edhe një origjinëkristiane, pavarësisht nga fakti se mund të besohet ose jo. Sipas doktrinës kristiane jemi të gjithë tëbarabartë në specificitetin dhe nëdiversitetin tonë. Një diversitet që i duhet dhënë vlerë dhe jo tëasgjësohet, duke fshira edhe kujtesën tonëhistorike, në shenjën e homologimit. Një bashkim kulturor që nuk mund të shkëputet nga ruajtja e shteteve kombëtare, që duhet të ndërveprojnëdemokratikisht midis tyre. Më shumë se Shtetet e Bashkuara të Europës, duhet të aspirojmë për njëEuropë të Bashkuar të Shteteve ose, më mirë, për një Europë të Bashkuar të Popujve.

Në përfundim, është e pamendueshme që të flaken tej shtetet kombëtare.

Ju lutem, shteti është një krijesë e epokës moderne dhe, ashtu si ka lindur, mund edhe të vdesë. Por duhet tëekzistojë një alternativë që ta zëvendësojë në detyrën për t’ju garantuar një përfaqësim tëduhur qytetarëve dhe popujve. Me të gjitha difektet e tij, shteti kombëtar është megjithatë ai që ka mishëruar konkretisht lirinë, qëpërndryshe do të ishte abstrakte, dhe korniza brenda të cilës ështëzhvilluar dhe vazhdon të mbijetojëdemokracia perëndimore. Mund edhe ta shfuqizojmë shtetin, por ama jo në favor të një supershteti. Njësupershtet federal ku gjithçka është e centralizuar i bën keq demokracisë dhe i bën keq liberalizmit. I bën keq demokracisë, e cila jeton derikur përfaqësimi ështënë duart e një komuniteti të kufizuar politik, bashkuar nga e njëjta histori dhe i njëjti fat; i bën keq liberalizmit, pasi bëhet fjalë për diçka që zbret nga lart. Hapësirat e lirisëdhe demokracisë duhen rritur e jo zvogëluar, duke i ngritur gjithnjë e më shumë. pastaj duhet ndalur mbi kritikën ndaj nacionalizmit që bëhet sot. Është një kritikë që i përket pikërisht kohës së Kartës së Ventotene që e sheh nacionalizmin si burim lufte dhe mendon se ilaçi i vetëm janë forcat antinacionaliste, si puna e komunizmit, forcat e vetme që mund të sjellin paqen. Koncepti i kombit mund të ketë një rezultat si pozitiv, ashtu edhe negativ. Sigurisht, agresiviteti i shteteve kombëtare ka çuar në dy luftëra botërore, por kjo nuk duhet të na bëjë të harrojmë se nën hijen e shtetit kombëtar të ‘800 ështëzhvilluar liberalizmi. Nën hijen e kombit ka lulëzuar edhe liria. (nga Atlantico) Perktheu: Bota.al

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart