Juventusi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke vazhduar kështu të rrisë gjasat për një vend edhe në top katërshe.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti Hellas Veronan, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin mininal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Moise Kean, në minutën e 56-të.
Juventusi pas kësaj fitore ka 44 pikë dhe renditet i shtati në tabelë, momentalisht me vetëm katër pikë më pak se Milani që mban pozitën e katërt.
Hellas Verona ndodhet në pozitën e 18-të me 19 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...