Juventusi do të udhëtojë drejt Ukrainës me skuadër të mangët, me vetëm dy sulmues dhe pa Cristiano Ronaldon.
Ronaldo u infektua me koronavirus derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë në fillim të javës së kaluar dhe u kthye menjëherë në Itali për t’u futur në karantinë, në mënyrë që të rikthehet në kohë për ndeshjen e Juventusit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Ai mungoi në barazimin e Juves kundër Crotones 1:1 të shtunën dhe do të mungojë edhe të martën kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve.
Përveç tij, mungesë e madhe është edhe Matthjis de Ligt i cili është duke u rikuperuar nga lëndimi.
Në skuadër është rikthyer Aaron Ramsey.
Kjo është lista e lojtarëve të Juventusit për ndeshjen me Dynamo Kiev.
Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon
Mbrojtës: Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, Frabotta
Mesfushorë: Arthur, Ramsey, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski
Sulmues: Morata, Dybala
/gazeta Express/