Juventusi refuzon ofertën e majme të Liverpoolit për Chiesan - Gazeta Express
string(60) "juventusi-refuzon-oferten-e-majme-te-liverpoolit-per-chiesan"

Futboll

Gazeta Express

25/07/2021 12:51

Juventusi refuzon ofertën e majme të Liverpoolit për Chiesan

Futboll

Gazeta Express

25/07/2021 12:51

Sipas burimeve të shumta në Itali, Juventus ka refuzuar ofertën e Liverpoolit prej 100 milionë euro për Federico Chiesa.

Anësori italian u bashkua me Bianconeri nga Fiorentina një vit më parë me një marrëveshje fillestare huazimi prej 10 milionë euro me një mundësi për të blerë për 50 milionë.

Lexo Edhe:

23-vjeçari shënoi 14 gola dhe dha 10 asistime në 43 paraqitje në sezonin e tij të parë me Zonjën e Vjetër.

Ai gjithashtu shënoi dy gola gjatë UEFA Euro 2020 me Italinë dhe u emërua në formacionin e turneut.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe La Repubblica, Bianconerët refuzuan ofertën e Liverpoolit prej 100 milionë euro për yllin e Italisë i cili nuk është në shitje me asnjë çmim.

Gjigandët e Serie A duan të ndërtojnë projektin e tyre të ri rreth Chiesas dhe nuk po planifikojnë ta shesin atë pavarësisht se tashmë kanë marrë oferta të mëdha parash nga e gjithë Evropa.

Chelsea gjithashtu ofroi 100 milionë euro për të nënshkruar me ish-yllin e Fiorentinës pas Euros, ndërsa trajneri i Bayern Munchen Julian Nagelsmann pranoi interesin e tij për lojtarin italian. /Gazeta Express/